Vetëm Ahmeti dhe Gruevski e dinë qasjen e BDI-së, në rrugën drejt Be-së

Ali Ahmeti, sot në Bruksel, së bashku me kolegun e tij partiak dhe zëdhënëskryeministrin për eurointegrime, Fatmir Besimi, filloi vizitën dy javore në të cilën nga subjektet politike në BE, do të kërkojë ndihmë për tejkalim të shpejtë të çështjes së emrit, me Greqinë.

“Iniciativa e Ahmetit, nëse nuk është e sinkronizuar me qeverinë, ka mospajtim me qëndrimin zyrtar të kryeministrit, sepse vetëm ai i promovon qëndrimet e vijave të kuqe të cilat publiku nuk i njeh, ndërsa për këtë kanë njohuri vetëm partnerët qeveritar. Nëse ideja e BDi-së është për të mirën e Maqedonisë e cila dëshiron të jetë në BE, atëherë bëhet fjalë për pyetje për të cilën duhet debat politik”, thotë profesoresha, Frosina Remenski.

Para turnesë së madhe politike në vendet europiane, Ahmeti ka kërkuar ndihmë në Washington, Sofje, Tiranë, ndërsa ai personalisht, por edhe kolegët partiak, ministrat, kanë pasur takime edhe me kreun politik të Greqisë. Pas gjithë kthimeve të tyre në Shkup, nga BDI-ja kanë thënë se kanë qenë takime partiake, ndërsa kohë më parë edhe qeveria tha dhe shpjegoi se për të gjitha takimet e Ahmetit, kanë qenë të informuar nga ai.

Artan Grubi, shef i shtabit të Ahmetit, për PlusINFO, sot nga Brukseli theksoi se lideri  BDI-së ka marrë iniciativë diplomatike, e cila është e lidhur me çështjen e emrit, por ka pasur edhe bisedime të rregullta me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe së bashku janë munduar që të gjejnë zgjidhje.

“Mendojmë se ka përparësi në bisedimet me ndërmjetësin, Matthew Nimetz, dhe për këtë arsye presim intensifikim të bisedimeve me Greqinë në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjes me emrin”, thotë Grubi.

Nga LSDM-ja thonë se Ahmeti dëshiron të tregojë se partitë shqiptare nuk shërbejnë vetëm për probleme lokale, por së bashku me qeverinë mundohen tu dëshmojnë bashkëqytetarëve, por edhe komunitetit ndërkombëtar se janë të përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button