Blerina Seferi merr fronin në Gjermani

Federatës e xhudos së Gjermanisë ka publikuar ranglistën më të re, ndërsa përsëri kreun e saj e mban shqiptarja Blerina Seferi, e cila nga 46 luftëra, 43 i ka fituar para kohe, ndërsa ka pësuar vetëm një disfatë edhe atë në fundjavë në turneun e Bremenit. 

Në këtë aktivitet Blerina nuk e pati ditën e saj, thjesht tek ajo ndihej një lodhje pasi në dy javët e fundit ka pasur shumë pak stërvitje, duke marrë parasysh se ishte e angazhuar në aktivitet shkollore. Bababi i Blerinës, Nexhat Seferi njoftoi se duke parë mungesën e saj në ushtrime, nuk ka pritur që do të fitoj as medalje, pasi gara ishte shumë e fuqishme. 

“Ishte një turne shumë i fuqishëm, kurse Blerina ka qen më e vogla me moshë dhe ajo u paraqit me leje speciale. Bleri tregoi edhe një herë se ka shpirt luftarak përkundër asaj se nuk ka ushtruar shumë këto dy javët e fundit”, ka thënë Seferi. 
Blerina Seferi së bashku me vëllai e saj Xhemali Seferi prej sot gjenden në Japoni, ku do të marrin pjesë në një kamp stërvitor. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button