Poposki: “Situata me negociatat për emrin jo konflikt i ngrirë”

Maqedonia tregoi gatishmëri të lartë që të vazhdojë bisedimet me Greqinë nën ombrellën e KB-së me qëllim që të arrihet deri në zgjidhje afatgjate, por nuk ka bashkëbisedues në palën tjetër. 

Këtë e ka bërë të ditur ministri jashtëm i Maqedonisë Nikolla Poposki në bisedën për Agjencinë turke “Anadollija”. Sipas Poposkit, edhe pse kontesti zgjat një periudhë të gjatë, megjithatë, nuk bëhet fjalë për “konflikt të ngrirë”. 

Poposki ka thënë se Maqedonia me sjelljet e saj dëshmoi se dëshiron të arrihet deri te kompromisi, duke e vlerësuar situatën “të hidhur-të ëmbël”, me fitoren maqedonase me drejtësinë, por nga ana tjetër me bllokadë në euro-integrime. “Dëshmuam kapacitet që të arrihet në kompromis si që nuk mund të parashikojë dikush. 

Deri tani krijuam compromise  të mëdha me pranimin e zgjidhjes së kompromisit më 1995, me marrëveshjen e përkohshme, që donë të thoshte ndryshim të simbolit, Kushtetutës dhe garanci shtesë për fqiun jugor, ndërsa si kthim nuk fituam asgjë, përveç emërimit nënçmues në Kombet e bashkuara”, ka thënë ministri Nikolla Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button