Ollbrajt: Bombardimet ndaj Serbisë ilegale, por të drejta

Aksionet e Shteteve të bashkuara të Amerikës gjatë krizës në Kosovë, duke përfshirë edhe viset e bombarduara që nuk kanë qenë nën sanksione të Kombeve të Bashkuara, kanë qenë jolegale, sipas së drejtës ndërkombëtare, por megjithatë kanë qenë të drejta, deklaroi ish sekretarja e Shtetit, Madeleine Ollbrajt.

Për bombardimin e Kosovës më 1999 ka dhënë urdhër presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, me qëllim që të parandalohet “brutaliteti i forcave ushtarake serbe kundër shqiptarëve në Kosovë”.

Duke e krahasuar krizën e Kosovës me situatën momentale në Siri, Albright deklaroi për NPR se ekzistojnë një sërë mënyrash legale që SHBA-ja të sulmojë Sirinë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, transmeton Koha.net shkrimin e gazetës Blic.

“Mendoj që ka mënyra të panumërta që ta bëjmë këtë. Kur pyesni nëse është legale – sinqerisht , të kthehem në Kosovë, sistemi në njëfarë dore ka thënë se ajo që kemi bërë atje nuk ka qenë legale, por ka qenë e drejtë. Gjithnjë kam besuar se jemi më të fuqishëm në aksione multilaterale sesa në ato unilaterale. Por, ekzistojnë mënyra të tjera që kjo të kuptohet dhe të dilet nga qorrsokaku i Këshillit të Sigurimit”, përfundoi Ollbrajt. 

Lajme të ngjashme

Back to top button