Thaçi: Vizita në SHBA, e suksesshme

Kryeministri Thaçi e ka quajtur te suksesshme vizitën në SHBA, ku ka pasur mbi 70 takime, përfshi presidentin Barack Obama. Në intervistën për RTK, Thaçi tha se ka marrë mbështetje nga presidenti Obama për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe poashtu theksoi se ka pasur një takim të shkurtë me presidentin serb, Nikoliq.

Sipas tij, kjo ka qenë vizitë e suksesshme për afirmimin e shtetit të Kosovës.

“Presidenti Obama na ka garantuar për mbështetjen e tij të mëtejshme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, takimet në New Yrok janë shfrytëzuar edhe për shtimin e njohjeve.

“Ne morëm këto ditë tri njohje. Mund të ju garantoj se njohje të tjera pritet të vijnë, përfshirë edhe 5 vendet e BE-së”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, Kosova shihet si storie suksesi.

Ndërkohë, kryeministri Thaci ka folur edhe implemtimin e marrëveshjes së Brukselit duke thënë se këtë i’a ka kërkuar edhe vetë presidentit serb Nikoliq, gjatë pritjes së bërë te presidenti Obama

Kryeministri Thaçi tha se në të gjitha takimet që ka pasur me partnerët ndërkombëtar është vlerësuar se Kosova shihet si një storie e suksesit. /albeu http://www.albeu.com/kosove/thaci-vizita-ne-shba-e-suksesshme/126854/

Lajme të ngjashme

Back to top button