Shkup, LSDM-VMRO shkëmbejnë akuza mes tyre
Përballë largimit nga pushtetiNikolla Gruevski dukshëm ka nevojë që ta sqaroj përgatitjen e tij që të jap gjithçka dhe të bëjë gjithçka për ta ruajtur karrigen e tij, thonë nga LSDM pas deklaratës së kryeministritNikolla Gruevski.
“Personalisht Nikolla Gruevskidhe bashkëpunëtorët e tij, me sundimin kriminal dhe shkatërrimin e ekonomisë, demokracisë dhe perspektivës evropianë të vendit janë penguesit më të mëdhenj të ardhmërisë së Republikës së Maqedonisë.
Për këtë arsye, largimi i Nikolla Gruevskit është interes shtetëror”, shkruhet nëreagimin e LSDM-së.
Nikolla Gruevski do të largohet atëherë kur ta thonë qytetarët me votë dhe jo kur të dojë Zaevi. Kështu thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së ndaj njoftimit të LSDM-së për deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Zaevi nuk do ta shoh filmin e dëshiruar”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti mendojnë Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij janë krijuesit e krizës