Fakte të pakëndshme për lidhjen me mashkullin më të vjetër

E vërteta dhemb, por nganjëherë është e domosdoshme…

Ajo që më së shumti ju pëlqen tek është mosha

Jo vetëm për shkak të pamjes rinore dhe të lëkurës së fytyrës pa vija, por edhe për shkak të faktit që mund t’ju zbulojë aq shumë, gjë që është ndjenjë specifike e forcës ndaj së cilës të gjithë meshkujt tregojnë dobësi. Të jesh më i vjetër dhe më i mençur, është ndjenjë e fuqishme për të dhe e gjithë ajo ka lidhje vetëm me të, por assesi jo me ju.

Me siguri ekziston arsye e fuqishme përse nuk ka vajzë të moshës së tij
Mos qëndroni gjatë në afërsi të tij, sepse nuk është e domosdoshme të jeni ju ajo e cila do t’i mësojë gabimet në kokën e tij dhe të zbulojë – përse nuk është i aftë për lidhje me personin e moshës së tij.

Prindërit tuaj do të jenë të palumtur
Tensionet të cilat i krijojnë gënjeshtrat e vazhdueshme dhe ikja nga shtëpia do të krijojnë acarime në marrëdhëniet tuaja, por nëse prindërit zbulojnë lidhjen tuaj – për çdo ditë do të ballafaqoheni me grindje.

Nëse jeni në të njëjtin nivel emocional – nuk është gjë e mirë
Ai është rritur në një shoqëri dhe gjeneratë krejtësisht tjetër nga juaja, dhe do të duhej të jetë para jush për një dekadë të tërë emocionale! /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button