Iggy Azalea shtatzënë?
Ditë më parë është raportuar se reperja australiane Iggy Azalea e ka anuluar turneun e saj muzikor, dhe sipas revistes OK, ata e kanë zbuluar arsyen e vërtetë.
Burimet e kësaj reviste raportojnë se ajo ështe shtatzënë. Kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse ajo dhe i dashuri i saj Nick Young janë fejuar.
Miqtë e këngëtares kanë filluar të dyshojnë në këtë teori, pasi së fundmi ajo nuk konsumon alkool dhe shpesh ankohet se është e lodhur, transmeton Klan Kosova.
Nga ana e çiftit Young – Azalea, deri më tani nuk ka asnjë reagim rreth këtyre thashethemeve.