Çdo mungesë në shtëpi rast ideal për hajnat në Tetovë

Vjedhjet në Tetovë dhe rrethinë nuk kanë të ndalur , për gjashtë mujorin e parë të kijë viti kanë ndodhur 322 vjedhje ku 247 kanë qenë vjedhje të rënda. Vjedhjet në rajonin e Tetovës në të shumtën e rasteve kanë ndodhur në shtëpi banesa, vetura  dhe shitore. Ndërsa pre e hajnave janë stolit e arit të hollat, aparatura elektrike dhe celularët celularët.

Në të shumtën e rasteve hajnat futën për të vjedhur gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës, kur zakonisht pronarët nuk janë shtëpi apo janë në ndonjë pushin apo dasma . 
Hajnat në të shumtën e rasteve e shfrytëzojnë ndonjë derë të hapur kur pronarët nuk e kanë mbyllur apo dritaret  e katit të parë , të katit përdhes  apo edhe të banjës  kur e lënë të hapur, por ata dhe në të shumtën e rasteve hapin dyert e ballkoneve.

Ka pasur raste kur hajnat gjatë vjedhjes kanë  qenë profesionit  në hapjen e dyerve kur me metoda të ndryshe kanë hapur dyert , duke u futur në hapësirat  që ta kanë dashur të futen për të kryer vjedhjen.

Sektori për punë të brendshme   të Tetovë në kontioniutet  realizon trajnime  për   edukimin   , dhe mbrojtje ndaj hajnave , ku qytetarëve u mësohen mënyra se cilat masa duhet të merren për mbrojtje ndaj hajnave dhe vjedhjeve.

Gjithashtu Sektori për punë të brendshme  në Tetovë apelon qytetarët që të  jenë sa më të kujdesshëm në objektet  e banimit dhe shtëpive që të mos jenë pre e hajnave. Nga sektori për punë të brendshme  apelojnë që pronarët e shtëpive mundësisht  në shtëpitë  e tyre të instalojnë sistem alarmi  dhe lloje të tjera të aparaturës  për siguri që të mos jenë pre e hajnave dhe vjedhësve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button