Arbana Osmani prezanton të dashurin

Moderatorja e famshme e ekranit shqiptar, Arbana Osmani më në fund ka paraqitur të dashurin e saj duke publikuar një fotografi së bashku me të.

Për jetën sentimentale të Arbanës nuk është se është ditur edhe aq shumë përveq thashethëmeve të kohëpaskohshme që në nuk janë vertetuar asnjëherë. Kjo për shkak se moderatorja ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm jetën e saj private.

Ndërkaq tani, ajo ka vendosur të zbulojë më shumë për jetën e saj private nëpërmjet kësaj fotografie të realizuar mbrëmë në Prishtinë, në natën finale të festivalit ndërkombëtarë të filmit, ‘Pri Film Fest’.

“Po ndihem si Cinderella me dashurinë e jetës sime”, ka shkruar Arbana duke mos specifikuar identitetin e të dashurit.

Kanë qenë të shumtë fansat dhe miqtë në Instagram të cilët e kanë uruar e të cilët Arbana i ka falenderuar.

“Faleminderit të gjithëve. Përqafime pa fund”, ka shkruar Arbana.

Lajme të ngjashme

Back to top button