Ahmeti: BDI dëshiron të kontribuojë në zgjidhje të situatës së vështirë politike

Në vigjilje të takimit të liderëve politik të Maqedonisë me Komisionerin Johanes Hahn në Bruksel, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, takoi Alain Le Roy, Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.
Takimi ishte në funksion të tejkalimit të krizës politike në vend, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.
“Ahmeti theksoi që BDI dëshiron të kontribuojë në zgjidhje të situatës së vështirë politike në vend dhe shpreson që të gjithë liderët ta respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit si dhe të angazhohen për ta zbatuar me sukses.” ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button