Shkollat e mesme të Gostivarit zgjedhin Unionet

Nga gara e zhvilluar mes më tepër kandidatëve, nga ky proces dolën edhe kryetarët e zgjedhur të Unioneve të nxënësve të shkollave. Në shkollën e mesme komunale (SHMK), është zgjedhur Visar Jashari, në shkollën e mesme ekonomike komunale (SHMEK) kryetar është zgjedhur Jeta Kalisi, në medicinë Leutrim Esadi dhe në shkollën e mesme teknike komunale (SHMTK), Elif Neziri. 

Në suaza të kësaj iniciative ishte edhe java e kampanjës zgjedhore në shkollat e mesme komunale dhe shpallja publike për të rinjtë dhe studentët. KoordinatoriSefer Selimi, u shpreh se procesi i votimit filloi dhe përfundoi sipas dinamikës së paraparë. “Gjatë votimeve, interesimi i nxënësve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe gara ishte e ngushtë mes kandidatëve. 

Rezultati i zgjedhjeve u bë i njohur pas numërimit të votave dhe nuk pati asnjë ankesë nga vëzhguesit e caktuar nga kandidatët. Kandidatët u ndanë të kënaqur dhe me besim të plotë që bashkëpunimi mes tyre do të jetë maksimal për të zhvilluar projekte që do të përmirësojnë jetën e rinisë së qytetit tonë”, deklaroi Selimi. 

Pas zgjedhjes së kryetarëve të shkollave, do te vijojnë intervistat me studentët dhe të rinjtë e tjerë të qytetit. Vlen të theksohet se Këshilli Rinor do të ketë trupë votuese prej 11 anëtarësh, përfshi edhe kryetarët e Unioneve të nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa përveç tyre në të do të mund të angazhohen të gjithë të rinjtë që do të shprehin vullnet dhe dëshirë për të kontribuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button