Largimi i Limajt e Krasniqit goditje e madhe për PDK-në

Ramë Buja ka komentuar largimin e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt nga PDK’ja.

Ai ka thënë se është hap i ngutshëm braktisja e PDK’së nga dy bashkëpartiakët.

“Dyshoj shumë në suksesin e tyre. Nuk besoj se mund të arrij dikush ndonjë prestigj duke qenë pjesë e listave qytetare”, ka thënë Buja, për gazetën Zëri.

“Gjithsesi është goditje e madhe për partinë. Por, konsideroj se do të jetë goditje më e madhe për ta”, ka shtuar ai.

Fatmir Limaj ka dal të hënën e kaluar publikisht kundër PDK’së dhe ka mbështetur Iniciativën Qytetare për Malishevën, ani se mban pozitën e anëtarit të Kryesisë së kësaj partie.

Bashkë me Limajn edhe Krasniqi është shprehur publikisht kundër PDK’së dhe ka përkrahur iniciativat e themeluara nga ish-anëtarët e PDK’së.

Por, deri më tash, as Limaj dhe as Krasniqi nuk kanë dhënë dorëheqje nga pozitat që ua ka fal PDK gjatë procesit zgjedhor.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së Jakup Krasniqi pati refuzuar të merrte pjesë në zgjedhjet partiake, derisa ish-nënkryetari i Parë, Fatmir Limaj ka qenë në paraburgim nën akuza për krime lufte dhe korrupsion.

Lajme të ngjashme

Back to top button