Avokati: Dëshmia e Messit është e ‘qartë dhe transparente’

Avokati i superyllit të Barcelonës, Lionel Messi, ka insistuar se klienti i tij ka mundësuar fakte të pafajësisë së tij, përkundër akuzave mbi evasionin fiskal.

Reprezentuesi Argjentinas u paraqit në gjyq ditën e Premte për t’u përgjigjur mbi akuzat se ai nuk kishte paguar taksat për të drejtat autoriale dhe kishte përdour shtete jashtë Spanjës, [Belize dhe Uruguay] për të shitur këto të drejta, duke shmangur taksat Spanjolle.

“Për të filluar një procedurë të këtillë ne jemi duke ndjekur vetëm një udhëzim: të bashkëpunojmë me administratën për të shpjeguar aksionet e klientit tim dhe t’i mundësojmë atyre informatat financiare”, deklaroi Cristobal Martell.

“Udhëzimi nga familja e Messit ka qenë shumë transparent, i qartë dhe bashkëpunues”.

“Në aspektin e transparencës, seancat kanë filluar sot dhe ne kemi mundësuar fakte për të treguar jo-dëshirë për mashtrim[nga klienti im] dhe një përpjekje të fortë për të qenë transparent për zyrën e taksave dhe dëshirë për të shmangur ndonjë konflikt me shtetin në lidhje me këto çështje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button