Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti realizoi takim me autoren e re, Lira Bojku

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti realizoi takim me autoren e re, Lira Bojku e cila sapo botoi librin e saj të parë të titulluar “Këpucët e kuqe” që u mbështet nga Komuna e Çairit.

Lira Bojku është juriste e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa është në përfundim të studimeve master në programin TEMPUS (Marëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut). Ajo është një ndër oratoret më të mira të qytetit të Shkupit, ndërsa merret me shkrime që në moshë të hershme, andaj dhe që në gjimnaz është e njohur me nofkën “mbesa e Naim Frashërit”.

“Në 20 tregimet dhe 3 poezitë (njëra si prolog dhe dy si epilog) që përbëjnë një poemë dashurie me kompaktësi të përsosur midis dy të rinjve, autorja prek çaste, momente të lojës dashurore me një përzgjedhje maestrale”, shprehet për librin “Këpucët e kuqe”, njëri nga recensentët e librit, Ali Aliu.

Në takimin e realizuar, autorja falenderoi Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti për përkrahjen e pakursyer në drejtim të realizimit të ëndrrës së saj, ndërsa ky i fundit premtoi mbështetje edhe të mëtutjeshme të projekteve dhe veprave të Lirës, gjithmonë duke çmuar talentin dhe punën e pakursyer të të rinjve tanë.

Promovimi i librit “Këpucët e kuqe” nga autorja Lira Bojku do të bëhet më datën 10.06.2015 (e mërkurë) me fillim në ora 19:00 në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti realizoi takim me autoren e re, Lira Bojku

Lajme të ngjashme

Back to top button