Rama në Dibër: Rruga e Arbërit realitet, së shpejti nisin punimet

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në një takim elektoral në Peshkopi ku prezantoi kandidatin e ASHE-së, Shukri Xhelilin. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se në 21 qershor do votohet për të ndryshuar Dibrën, përmes drejtimit të duhur.

“Ka shumë njerëz që shpesh herë thonë nuk ia vlen të votosh. Se nuk ka rëndësi a voton a s’voton sido që të votosh gjërat nuk ndryshojnë se janë të gjithë njësoj. Gjithçka ka ndodhur këto 18 muaj tregon se e kundërta është e vërtetë vota është letra më me vlerë. Shtëpia e përbashkët e dibranëve do jetë si shtëpia e çdo dibrani. Ka ardhur koha ta pranojmë gjysma jonë më e mirë është gruaja”, u shpreh Rama.

Duke ftuar banorët e Dibrës që të votojnë kandidatin e Aleancës së Shqipërisë Europiane, Shukri Xhelilin, Rama tha se shumë gjëra të pamundura do të bëhen të mundura, nëse ecet së bashku në rrugën e duhur.

“Sot rruga e Arbërit do të ishte ende një fantazmë në fushata elektorale dhe jo një projekt tashmë i financuar, i votuar nga Parlamenti dhe gati për të filluar nga puna dhe për t’u finalizuar linjën e shumë munguar, Dibrës me Tiranën e gjithë Shqipërinë përmes një rruge siç e meritoni”, deklaroi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë informoi se, shumë shpejt do të jetë gati edhe projekti tjetër që lidh Dibrën e Peshkopinë me Lurën.

“E vetmja gjë që mund tu them që në fillim është na jepni mundësin që gjithë këtë nderim të madh që na bëni sa herë vijmë në Dibër tua kthejmë 100 fish. Votoni në 21 qershor për kandidatin e ashe Shukri Xhelili. Investojeni votën tuaj në drejtimin duhur që të na jepni mundësinë ta kthejmë Bashkinë e Dibrës në drejtimin duhur. në 21 qershor nuk votohet për të mbajtur me gajret PD por për të ndryshuar një herë për gjithmonë faqen e Dibrës. Na jepni mundësinë që të jemi pranë jush, të jemi me ju ,dhe të bëjmë ditë natë 7 ditë të javës çdo gjë që duhet të bëjmë për ju. Na e jepni këtë mundësi duke votuar Shukri Xhelilin.”- u shpreh Rama./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button