Ziadin Sela dhe VMRO DPMNE-ja konfrontohen rreth investimeve në Strugë

Nuk mund të bëjmë koalicion me njerëz që nuk votuan të ndihmohen qytetarët e Kumanovës, thotë për Alsat kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja tashmë e ka humbur kredibilitetin e vet në Strugë për të qenë në koalicion me ta meqë, siç shprehet, në vend të shtetit ka qenë komuna ajo që ka investuar në sfera që kanë janë në kompetencë të pushtetit qendror.

Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se kanë investuar në disa projekte në Strugë.

„E fundit prej tyre është rruga rajonale në Radozhdë, paraprakisht u asfaltua rruga nga Oktisi në Belicë të Poshtme. Kemi edhe tre ujësjellës në Llukovë, Piskupshtinë dhe Nerez. Struga, njëjtë si çdo qytet tjetër, mori 96 palma. Terren për shumë dedikime në Labunisht, dy terrene sportive në Oktisi, bëhet fjalë për terrenin sportiv në Moroishtë. Këto punë do të vazhdojnë nëse nuk frenohen, siç kishim vështirësi me marrjen e lejeve për ndërtim”, tha Pero Petkovski – kryetar i VMRO-DPMNE-së Strugë.

Sela nuk mohon se do të bisedonte me LSDM-në, për të bërë koalicion në nivel lokal, por tani për tani nuk ka pasur bisedime të tilla. Edhe nga LSDM-ja në Strugë shprehen se nuk është biseduar për ndonjë koalicion, porse mbeten të hapur për bisedime./ Alsat-M/

Lajme të ngjashme

Back to top button