Enrique më i mirë se Guardiola

Pepp Guardiola ka një rival të denjë në “Olimpin” e trajnerëve të Barça-s, sepse tashmë Luis Enrique po e imiton dhe po e kalon.

Ashtu si Pepp, edhe Luis Enrique ka debutuar në stolin e Barça-s duke fituar gjithçka: kampionat, kupë dhe Ligë Kampionesh.

Stili i lojës nuk është aq dominues dhe me pasime sa i Guardiola-s, por Barcelona tani është më direkte, më e rrezikshme dhe e godet më shpesh portën kundërshtare, duke u bërë shumë më efikase.

Barcelona e Luis Enrique-s shënon më shumë dhe ka sulmin më të mirë në botë, ndërkohë që mesatarja e pikëve që ka grumbulluar këtë sezon Enrique, ashtu si dhe përqindja e fitoreve, është më e larta në historinë e klubit katalan.

Lajme të ngjashme

Back to top button