E mbijetuara e Thumanës: M’i hodhën para këmbëve djalin dhe burrin e vrarë

E mbijetuara e vetme e ngjarjes tronditëse në Thumanë Luçie Ceku ka rrëfyer tragjedinë që ndodhi në familjen e saj dhe momentet e vrasjes.

“M’i vranë para syve djalin dhe burrin dhe m’i hodhën para këmbëve”, ka thënë 66-vjeçarja.

Ajo mori dy plumba, një në mushkëri dhe një në bark por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes Luçie Ceku u soll në Spitalin e Traumës ku pas disa orëve kritikëve doli jashtë rrezikut për jetën.

“Po nipi i Franit, a ka vdek?”, pyeste e mbiejtuara, raporton Shqip.

Luçie Ceku rrëfen se pa se si katër fqinjët e saj i vranë fillimisht djalin Arbenin, më pas bashkëshortin e saj Franin dhe goditën nipin e Franit, 20-vjeçarin Eno Rama.

Luçie Ceku ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe që prej ditës se djeshme më shumë se 200 forca policore janë vënë në kërkim të tyre.

Vrasja erdhi pas nja sherri banal për linjën e furganova dhe pas përplasjes fizike të një shoku të Arben Cekut me një prej autorëve të vrasjes pasoi një debat në një lokal mes viktimës Arben Ceku dhe vëllezërve Kora, autorë të vrasjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button