Maqedonia bllokon importin e perimeve shqiptare

Maqedonia bllokon importin e perimeve nga Shqipëria. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Bujqësisë, e cila e cilëson si të njëanshëm këtë vendim.

Ministri Edmond Panariti i ka dërguar një letër homologut të tij, Mihail Cvetkov.

“Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave tregtare dhe në informim dhe dialog të vazhdueshëm midis palëve. Veprimet e njëanshme nuk i kontribuojnë marrëdhënieve tona”, shkruan Panariti.

Ende nuk është e qartë pse Maqedonia ka marrë një veprim të tillë. Me siguri që mund të ketë lidhje me qëndrimet e fundit të Shqipërisë, pas ngjarjeve në Kumanvoë. Kryeministri Rama deklaroi pas këtyre ngjarjeve se do të vendoset veto ndaj Maqedonisë për anëtarësimin në NATO, nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Por që më pas, Rama është tërhequr nga këto deklarata.

Lajme të ngjashme

Back to top button