Sonte super finalja e Ligës së Kampioneve

Juventusi dhe Barcelona do të luajnë sonte finalen e Ligës së Kampionëve dhe me këtë rast trajnerët e dy skuadrave, Massimiliano Allegri i Juventusit, dhe Luis Enrique kanë folur për objektivet e skuadrave të tyre karshi kësaj ndeshje, që është më e rëndësishmja në Europë.

Allegri mes tjerash ka thënë se duhet t’i shfrytëzojnë pikat e dobëta të kundërshtarit.

“Jam munduar që ta përmirësojë një ekip që tashmë ishte në një nivel të lartë. Ne filluam sezonin me një objektiv, që të arrijmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por tani jemi në finale. Pra tani duhet të jemi të parët”, deklaroi Allegri.

“Ne duhet të sulmojmë dobësitë e tyre. Ata i kanë disa si të gjithë të tjerët. Duhet të mendojmë si të shënojmë dhe të jemi teknikisht shumë të mirë sepse gjithashtu edhe Barcelona janë shumë të mirë teknikisht” ka përfunduar Allegri.

E në anën tjetër trajneri i Barcelonës, Luis Enrique në prag të ndeshjes kundër Juventusit ka thënë se shpreson në një ndeshje spektakolare dhe të hapur.

“Objektivi ynë ishte që të luftojmë për trofe dhe ne jemi duke e bërë këtë” ka thënë Enrique.

Ai më tutje ka vazhduar: “Bota e futbollit shpreson që të zhvillohet një ndeshje spektakolare dhe do të ishte fantastike të ishte një ndeshje e hapur. Finalet kanë një element të veçantë tensioni, por shpresoj që të mos ndikoj tek ne”. Dueli Juventus – Barcelona luhet në stadiumin e Berlinit me fillim në orë 20:45 minuta.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button