Zaev megjithatë do të shkojë në Bruksel?

Pasi janë dëgjuar, dhe sipas LSDM-së, sqaruar në telefon komisari për zgjërim Johanes Han dhe Zoran Zaev, LSDM-ja ka dalë me qëndrim se më 10 qershor në Bruksel hapet mundësia të shkojë edhe Zaev pasi që komisari e ka siguruar atë se do të vendoset për qeverinë e cila do ti përgatit zgjedhjet e ardhshme.
LEXO: Uashtington, deklarata e plotë e Han-it që nxit mos-shkuarjen e LSDM-së në Bruksel
LEXO: Zaev: Pas deklaratës së Han, nuk do të marrim pjesë në takimin në Bruksel

“Në bisedë, komisari Han qartë dhe në mënyrë koncize i vërtetoi pohimet e OSBE/ODIHR për ndarjen joadekuate të shtetit nga partia, të dhënat për frikësim të votuesve, animin medial në dobi të partive në pushtet si dhe shqetësimin e KE-së për saktësinë e Listës Zgjedhore. Në mënyrë plotësuese ai e theksoi nevojën për hetim në lidhje me përmbajtjen e bisedave të përgjuara duke i përfshirë edhe ata që kanë të bëjnë me mashtrimet zgjedhore.Me rëndësi të veçantë është që Komisioni Evropian pohoi se me 10 qershor në Bruksel do të merret vendim për Qeverinë e cila do t’i përgatit zgjedhjet. Qëndrimet e tilla të eurokomesarit Han dhe Komisionit Evropian hapin mundësinë për mbajtjen e një takimi të paraparë për 10 qershor në Bruksel”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM gjithashtu njoftoi se Komisari Han të hënën do të deklarohet edhe një herë për konstatimet e sotme që i dha edhe Komisioni Evropian. 

Lajme të ngjashme

Back to top button