Kur tapeti zbulon gjysmën tjetër të çifteve të njohur shqiptar (FOTO)

Ka pasur disa ngjarje gala në Tiranë ditët e fundit, që kanë vënë në lëvizje jetën e ëmbël, shtypin rozë dhe mediat sociale. Dhe pas tyre sigurisht vijnë analizat. Në mbretërinë e vanitetit gjithçka është e justifikuar, por edhe në jetën që nuk është e shtruar me tapet, as të kuq e as të zi, por që ca minuta kotësi ia lejon vetes. E kështu, për këto minuta, po sjellim një dukuri që u shpalos mbi këto tapete: zbulimin e partneres së disa meshkujve të njohur të ekranit. Dihej që prej pak apo shumë kohësh ata ishin çift, që kishin një histori dashurie, që e kishin gjetur shpirtin binjak, por nuk i kishim parë asnjëherë publikisht bashkë. Dhe ja ku erdhi rasti. Një paradë për të prezantuar me krenari gjysmën më të mirë. Edhe pse rëndom, çiftet që nuk duan të bëjnë publikë partnerët e tyre, zgjedhin një shoqërues tjetër, mikun, motrën, stilistin apo make up artist-in e besuar për të parakaluar përballë kamerave, syve dhe aparateve fotografikë, këtë herë disa prej tyre i kanë lënë sekretet në shtëpi dhe kanë marrë me vete të dashurën ose të dashurin e vërtetë, shkruan Revista Class.

Genc Salihu dhe e fejuara Kaltrina Krasniqi

Para pak kohësh, ai postoi në rrjetet sociale një foto duarsh me unaza fejese, por fytyra e partneres ngeli mister për ata që nuk i njihnin nga afër.  Më në fund kantautori nga Kosova shfaqet bashkë me të fejuarën, regjisoren Kaltrina Krasniqi, me të cilën menaxon një kafe librari në Prishtinë dhe që e ka pasur bashkëpunëtore në disa klipe të tij.

Gent Bushpepa dhe e fejuara, e vërteta!

Pak kohë më parë, gazetat kishin publikuar një foto të këngëtarit në shoqërinë e një vajze që e kishin prezantuar si partneren e tij dhe ai u detyrua të bëjë një postim në Facebook, ku sqaronte që nuk e njihte vajzën me atë emër dhe që ai prej kohësh, ishte kënaqësisht i fejuar, me partneren e tij Andia Cakciri. Dhe ja ku është rasti ta prezantojë. Dhe mediat mos ta ngatërrojnë më!

Eno Popi dhe partnerja e tij e ëmbël

E dashura prej vitesh e Eno Popit ka mbajtur një profil të ulët gjatë gjithë kësaj kohe. Një zgjedhje e të dyve për ta mbajtur jetën private jashtë kamerave, që tani mesa duket është lëkundur. Në dy eventet radhë, Eno Popi është shoqëruar nga e dashura e tij simpatike.

Ledion Liço dhe Sara Hoxha, pa sekrete

Ata nuk kanë qenë aq të fshehtë sa të tjerët, megjithatë këto ditë janë shfaqur më zyrtarisht sesa kurrë. Të kapur prej dore, në harmoni të plotë, prezantuesi Ledion Liço dhe e dashura e tij Sara, në më pak sesa një vit histori, tashmë kanë vendin e tyre, në mesin e çifteve të njohura shqiptare.

Andresa më në fund pranë Mirkos

Mirkon e njohin të gjithë prej Andresës. Showgirl-i brazilian që jeton në Shqipëri bashkë me partnerin e saj avokatin italian, Mirkon, e përmend shpesh atë, por daljet e tyre publike kanë qenë shumë të pakta. Rasti t’i shohim bashkë.

Lajme të ngjashme

Back to top button