Ulen shpenzimet për objektet e banimit

Shpenzimet në ndërtimtari për objektet  e reja për banim inividual në tremujorin e parë të këtij viti janë më të ulëta për 0.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Enti Shtetëror i Statistikave sot kumtoi se shpenzimet për materiale në këtë periudhë janë më të ulëta për 1.2 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit më të larta për 2.9 për qind.

Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, shpenzimet për objektet e reja për banim individual janë më të ulëta për 2.8 për qind, shpenzimet për materiale për 1.3 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të ulëta për 6.8 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button