Rama dhe Lavrov diskutuan për Ballkanin

Biznesi i Rusisë ka treguar interes për projektet ekonomike në Shqipëri, ka thënë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë vonë, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. 

“Lavrov ka theksuar interesimin e biznesit të Rusisë për një numër të projekteve ekonomike në Shqipëri”, thuhet në një raport të Ministrisë së jashtme ruse, informon agjencia Itar-Tass.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur për qasjen e kabinetit të tij për intensifikimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Rama dhe Lavrov, po ashtu, diskutuan edhe për situatën në Ballkan.  

Të dy palët u pajtuan për të mbajtur konsultime të rregullta në nivel të ministrive të jashtme të të dy vendeve, që do të fokusoheshin në çështjet evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button