Lojtari e shkel në fytyrë portierin (Video)

Shpesherë portieri ka detyrën më të vështirë në një ndeshje. Jo vetëm që duhet të mbrojë portën e tij nga pësimi i golave por në shumë raste duhet të përballet edhe fizikisht me lojtarët kundërshtarë.

Shembulli më i fundit është portieri i Luzernës në kampionatin zviceran të futbollit, Lucas Zibung, i cili në tentativë për të ndalur sulmuesin e Grasshoper që po vinte rrezikshëm drejt tij për pak sa nuk humbi njërin sy të tij.

Sulmuesi teksa kërkonte të shkonte drejt portës e shkeli me taka në fytyrë duke i shkaktuar jo pak dhembje dhe gjakderdhje.

Menjëherë u kërkua ndihma e stafit mjekësor, ndërkohë që sfida u fitua 0-2 nga Grasshoper.

Lajme të ngjashme

Back to top button