Pas takimit Poposki-Venizellos: ”Male mes qëndrimeve të dy vendeve për emrin”

Në Nju-Jork sapo ka përfunduar takimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, pas së cilës pala maqedonase informoi se pozicionet greke nuk kanë ndryshuar fare dhe nuk ka paralajmërim se Greqia është e gatshme për zgjidhjen e kontestit.

“Qëndrimet nga jugu janë bazë e problemit. Nuk ka kurrfarë bindje se ka dëshirë që të bëhen pjesë e zgjidhjes. Për gjithçka tjetër mund të jemi partnerë, por për kontestin, mes nesh ka male”, deklaroi ministri Nikolla Poposki pas takimit.

Ministri Venizelos së shpejti gjithashtu duhet t’u drejtohet gazetarëve grekë në Nju-Jork. Por, para takimit, Ministria greke e Punëve të Jashtme doli me komunikatë në të cilën e sulmon Republikën e Maqedonisë mbi të cilën e hedh fajin rreth kontestit. Takimi në Nju-Jork ka zgjatur 20-minuta dhe në të me kërkesë të Greqisë, kanë marrë pjesë vetëm dy ministrat. 

Lajme të ngjashme

Back to top button