Fatmir Besimi në takim me përfaqësues të sektorit civil

Me  iniciativën e Sekretariatit  për çështje Evropiane, sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u mbajt takim inicial me përfaqësues të sektorit civil lidhur me programimin e Instrumentit për ndihmë para Qasjes IPA 2, 2014-2020. 

Në takim, siç thuhet në njoftimin e SÇE-së, ishin të ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të përfshirjes së tyre më të gjerë në të gjitha fazat e vendosjes së Instrumentit të ri për ndihmë.

Të pranishmëve iu drejtua zëvendës kryeministri i Qeverisë, Fatmir Besimi, përfaqësues i Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë si dhe përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

“Pjesëmarrja juaj në kaq numër të madh sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, është një shenjë se Qeveria vlerëson dhe respekton kontributin e sektorit civil në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, gjykimit të mirë dhe proceseve demokratike. Qëllimi ynë është që përmes inkluzivitetit dhe transparencës të japim kontribut të përbashkët drejt vazhdimit të projekteve të reja përfituese, për të cilat Bashkimi Evropian do të sigurojë mjete për financim”, theksoi Besimi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button