Marotta: Nuk kemi asgjë me Pirlo

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta vendos një gur mbi zërat polemikë të ditëve të fundit rreth çështjes Pirlo.

Ndryshe nga sa thuhet në media, Marotta të le përshtypjen se ambjenti juventin është i qetë dhe nuk ka asnjë problem me mesfushorin e kombëtares, i cili nuk e ka rinovuar ende kontratën.

Fillimisht, drejtuesi i lartë bardhezi sqaron momentin e daljes së lojtarit nga fusha në ndeshjen kundër Veronas, ku ai preferoi të shkonte në dhomat e zhveshjes duke mos e ndjekur takimin nga pankina.

“E mohoj kategorikisht që ekziston një çështje Pirlo. Trajneri Conte ka vendosur pikat mbi “i” për disa probleme, në mënyrë që të evitohen interpretimet e ndryshme. Në fund të fundit, Pirlo nuk ka bërë asnjë gjë të keqe”.

Në vijim, Marotta përqëndrohet te kontrata e ish kampionit të botës.

“Kemi nisur diskutimet me qetësi dhe i kemi dhënë fjalën njëri tjetrit de do të takohemi sërish në fillim të vitit tjetër. Me Pirlon kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është i qetë dhe ne kemi respekt të madh për të. Gjithsesi, është vetë Pirlo që do të na tregojë se çfarë dëshiron të bëjë”.

Zërat për ftohjen e palëve kanë nisur prej kohësh pasi lojtari nuk e ka më të sigurt vendin në formacionin e Contes pasi në garë për dy vendet e lira të mesfushës janë edhe Vidal, Pogba e Marchisio.

Lajme të ngjashme

Back to top button