Antigona e gatshme për “Miss World 2013”

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbajtjen e eventit të bukurisë “Miss World 2013” që do të mbahet në Indonezi dhe bukuroshja Antigona Sejdiu e cila do ta përfaqësoj Kosovën ndjehet mjaftë e gatshme të paraqitet në këtë garë të bukurisë.

Kësaj paraqitje Antigona i ka kushtuar mjaftë shumë rëndësi, ku përveç trajnimeve të shumta që i ka pasur thuajse çdo ditë, ajo është përkujdesur edhe për të humbur disa kilogram të tepërt në trupin e saj.

“Jam e gatshme për të përfaqësuar vendin tim në ‘Miss World 2013’ që do të mbahet këtu në Jakarta. Uroj të kurorëzohem me ndonjë çmim”, ka thënë ajo për “Zëri”. 131 vajza do të garojnë për më të bukurën e globit dhe ne urojmë që Antigona të jetë fatlumja e kësaj gare./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button