Vetëvendosje lyp pare (Video)

Albin Kurti është bërë lideri i parë kosovar që kërkon pare nga elektorati i tij. Dhe këtë për shkak se thotë që janë në një garë të pabarabartë, pasi partitë në pushtet financohen në mënyrë jotransparente.

Këtë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka bërë përmes një spoti televiziv, i cili ka filluar të shpërndahet mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, raporton “Zëri”.

“Jemi në një garë të pabarabartë pasi partitë në pushtet financohen në mënyrë jotransparente. Për ta përmbysur këtë situatë, nevojitet ndihma e të gjithëve, nevojitet kontributi i drejtpërdrejtë i të gjithëve”, thotë Kurti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button