Gostivar: “Bashkë kundër dhunës-shkolla të sigurta”

Në kuadër të projektit “Shkolla të sigurta – sëbashku kundër dhunës”, në sheshin e qytetit në Gostivar u mbajt hepening, ku në mënyrë të organizuar morën pjesë nxënës të shkollave të mesme, përfaqësues të Stacionit Policor në Gostivar, Departamenti i Arsimi ti komunës së Gostivarit i udhëhequr nga Qeramedin Selimi, Zëvendës ambasadorja e OSBE-së, Mariane Berets, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski dhe qytetarë të pranishëm. 

Bartës të projektit janë komuna e Gostivarit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSBE-ja. 

Para të pranishmëve foli përgjegjësi i Arsimit në komunën e Gostivarit, Qeramedin Selimi i cili tha se “udhëheqësia e re komunale dhe kryetari i saj, në takimet e shumta që i ka me drejtues, te punësuar, prind e sidomos me nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, por edhe ne të gjitha paraqitjet e tija publike, rëndësi të veçantë i kushton arsimit për shkak se aty gjendet pjesa më e çmuar, më vitale, ardhmëria jonë, e ato janë fëmijët tanë”.

“Aktiviteti që po organizohet sot me nxënësit e shkollave të mesme tregon qartë përcaktimin tonë si shoqëri ku qartë dhe prerë promovojmë vlera qytetëruese duke i thënë jo dhunës nëpër shkolla ,duke i bërë ato vende ku mësimi dhe dija do ta kenë vendin kryesor, vende ku do të promovohen vlerat e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit e kështu me radhë. Pra, nëpërmjet këtij manifestimi ne tregojmë se jemi kundër çdo lloji te dhunës e sidomos ne shkollat tona dhe se jemi përgjegjës për krijimin e një mjedisi me te sigurte për gjeneratat e reja dhe projektet e këtilla gjithmonë do te mbështetën nga ne si komune ne mënyrë qe implementimi i tyre te jete sa me i suksesshëm”, tha Selimi. 

Para hyrjeve të shkollave janë hapur pikat ku nxënësit në një libër të veçantë do të shkruajnë porosi për projektin dhe përmbajtjet e tyre kundër dhunës dhe për mirëkuptim dhe harmoni. 

Porosit e tyre për projektin në libër i shkruan edhe përgjegjësi i Arsimit, Qeramedin Selimi, ministrat Jankullovska dhe Ristovski dhe ambasadorja Berets. 

Këto pika do të jenë të hapura një javë dhe në to do të angazhohen ekipet shkollore të sigurimit. Të gjitha porositë e shkruara në librat do të lexohen dhe do të zgjidhen më të mirat.

Lajme të ngjashme

Back to top button