Lewa konfirmon: Do kaloj në Bayern

Vetëm koha dhe disa nene të FIFA-s mbajnë larg Bayern Munchenit Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak i Borussias së Dortmundit nuk mund të gjente një vend më të mirë sesa “Alianc-Arena” për t’i treguar tërë botës të ardhmen e vet.

Në përfundim të takimit mes Munich 1860 dhe Borussias, 25-vjeçari u ndal në zonën mikse dhe tha “Tani është ende herët prandaj nuk flas dot gjatë. Por, mund t’iu tregoj se në janar do të bëhet gjithçka zyrtare. Do të firmos me Bayernin. Na duhet që të presim edhe pak për të zyrtarizuar gjithçka, pasi kështu janë rregullat”.

Lewandowski nuk mund të gjente një vend më të mirë për të anonçuar se çfarë do të bënte në të ardhmen. Pikërisht në tempullin e futbollit bavarez, sulmuesi i talentuar iu premtua ‘bavarezëve’.

Një vendim i tillë nuk ka habitur askënd, pasi polaku kishte zgjedhur që të shkonte në Mynih që në muajin maj, pak ditë para se të luante kundër Bayernit në finalen e madhe të Champions League.

Flitet se Lewandowski do të firmosë një kontratë që do ta mbajë në Munich për katër vitet e ardhshëm. Lojtari, duke qenë se do të largohet me parametra zero, do të përfitojë një pagë vjetore të majme. Sipas mediave gjermane, 25-vjeçari do të marrë 6-7 milionë euro në vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button