Basha korrigjon “gabimin” me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka korrigjuar gabimin trashanik që bëri me hartën e Kosovës pak ditë pas marrjes së drejtimit të kësaj partie.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, në banderolat e vendosura pas shpinës së tij, është hequr banderola e vjetër ku në hartën e Ballkanit, pasqyroheshin kufijtë shtetërorë të Kosovës.

Në banderolën e vendosur për pasqyrimin e projektit të gazsjellësit TAP si një arritje të qeverisë së djathtë, tashmë pasqyrohet edhe Kosova si shtet më vete, transmeton shekulli.

“Gabimi” me hartën e Kosovës është një gabim i përsëritur si nga kreu i PD-së ashtu edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili postoi në profilin e tij në “Facebook” një hartë të Ballkanit ku nuk bënte pjesë shteti i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button