Komuna e Gostivarit paraqiti projektin për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Vardar

Në konferencës vjetore për bashkëpunim me Evropën Lindore që mbahet në Biel të Zvicrës në organizim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), së bashku me Sekretariatin Shtetëror për Ekonomi (SECO), Komuna e Gostivarit ka prezantuar projektit për ndërtimin e urës së re mbi lumin Vardar.

Përmes një video prezantimi dhe në prani të mbi 700 mysafirëve të ftuar nga vende të ndryshme të Evropës Lindore, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka elaboruar projektin me vlerë mbi 500 mijë euro.

Kryetari Nevzat Bejta ka dhënë detale mbi projektin ideor, konstruksionin financiar dhe rolin që do të luaj vënia në funksion e urës së re që do të lidh dy pjesë shumë të rëndësishme të qytetit të Gostivarit. Theksi është vënë në ndikimin pozitiv të projektit në drejtim të normalizimit të komunikacionit në pjesën qendrore të qytetit.

Komuna e Gostivarit ka aplikuar me projektin ideor për ndërtimin e urës mbi lumin Vardar në suaza të Fondit “MIDF”, projekt që mundëson qasje të komunave deri tek mjetet financiare për projekte të infrastrukturës. Me sukses kanë kaluar të gjitha fazat e evaulimit, është aprovuar si projekt dhe brenda kohës do të zyrtarizohet me nënshkrimin e kontratës mes palëve.

Duhet theksuar se Komuna e Gostivarit është komuna e vetme në Maqedoni që për herë të parë ka arritur të siguron mjete financiare nga Fondi “MIDF”.

Konferenca e sivjetshme zhvilloi punimet me temë: “Ballkani Perëndimor në fazën e tranzicionit, komuna të fuqishme për një zhvillim të qëndrueshëm”. Në konferencën që u mbajt më datë 29 Maj, u shtjelluan tema nga më të ndryshmet që ndërlidhen me funksionimin e pushtetit lokal, siç është faza e decentralizimit dhe shërbimet komunale. Përmes një video prezantimi dhe në prani të mbi 700 mysafirëve të ftuar nga vende të ndryshme të Evropës Lindore, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka elaboruar projektin me vlerë mbi 500 mijë euro. Kryetari Nevzat Bejta ka dhënë detale mbi projektin ideor, konstruksionin financiar dhe rolin që do të luaj vënia në funksion e urës së re që do të lidh dy pjesë shumë të rëndësishme të qytetit të Gostivarit. Theksi është vënë në ndikimin pozitiv të projektit në drejtim të normalizimit të komunikacionit në pjesën qendrore të qytetit.

Komuna e Gostivarit ka aplikuar me projektin ideor për ndërtimin e urës mbi lumin Vardar në suaza të Fondit “MIDF”, projekt që mundëson qasje të komunave deri tek mjetet financiare për projekte të infrastrukturës. Me sukses kanë kaluar të gjitha fazat e evaulimit, është aprovuar si projekt dhe brenda kohës do të zyrtarizohet me nënshkrimin e kontratës mes palëve.

Duhet theksuar se Komuna e Gostivarit është komuna e vetme në Maqedoni që për herë të parë ka arritur të siguron mjete financiare nga Fondi “MIDF”.

Lajme të ngjashme

Back to top button