Rekord, Trezeguet 300 gola në karrierë

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet arriti në shifrën e 300 golave të shënuar në karrierën e tij.

Francezi e shënoi emrin në listën e golashënuesve të Newell’s Old Boys në takimin e kampionatit argjentinës në transfertë me Colon në Santa Fe.

Gjatë karrierës së tij, 36-vjeçari Tezeguet ka fituar botërorin në vitin 1998 si dhe Europianin e dy viteve më pas me kombëtaren e Francës, ndërsa me Juventusit është shpallur dy herë kampion i Seria A-së në vitet 2002 dhe 2003

Lajme të ngjashme

Back to top button