Pendarovski: Gruevski të mbyllet në dhomë me shqiptarë dhe maqedonas për kontestin e emrit

Analisti Stevo Pendarovski, në një deklaratë për Alsat-M, thotë se çështja e emrit mund të zgjidhet vetëm atëherë kur Gruevski do të sigurojë konsensus shtetëror, ndërpartiak dhe ndëretnik dhe më pas të flet me grekët.

“Duhet të mbyllet në dhomë këtu në Shkup, me faktorët më të rëndësishëm në shtet, edhe në aspektin politik dhe etnik, dhe të arrihet një konsensus shtetëror maqedonas. Edhe shqiptarë edhe maqedonas, të arrijnë një konsensus se cilat janë vijat e kuqe dhe deri ku mund të shkoj Maqedonia në ato negociata. Pasi ta arrij këtë si qëndrim shtetëror, jo si qëndrim të tij apo qëndrim të partisë, i shkruar në program partiak, kur të ketë pas vete konsensusin e fortë shtetëror mundet të shkojë të mbyllet edhe me grekë edhe me amerikanë që ta zgjidhë problemin. Në këtë moment Gruevski nuk ka konsensus shtetëror për emrin, prandaj pozicioni ynë në ato negociata është i dobët”, u shpreh Stevo Pendarovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button