Drulloviq me gjashtë shqiptarë kundër Sllovakisë
Përzgjedhësi i ri i Maqedonisë në futboll, Ljubinko Drulloviç sot ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen eliminatore kundër Sllovakisë, duel ky që do të luhet më 14 qershor në Zhilina.
Trajneri serb i Maqedonisë për këtë duel që është i vlefshëm për KE “Francë 2016” ka ftuar edhe gjashtë futbollistë shqiptarë.
Përzgjedhësi Drulloviç në konferencë për shtyp ka thënë se me disa emra të rinj dëshiron të fillojë formimin e një konstruksioni të ri të reprezentacionit.
“Ka disa freskime në ekip, të cilët janë futbollist relativisht të ri por me përvojë. Kjo do të jetë një fillim i formimit të ekipt të ri për ciklin e radhës. Do të mundohemi këtë ta bëjmë me futbollistë të rinj, pikërisht për këtë arsye u kemi dhënë përparësi në anën e majtë Alioskit dhe Zhutës, të në vend të Goran Popovit. Këtu e kemi edhe portierin Filip Gaçevski i cili e ka merituar ftesën”, ka thënë Drulloviç.
Lista e të përzgjedhurve për duelin ndaj Sllovakisë.
Portierë: Tome Paçovski (Vardar), Filip Gaçevski (Bregallnica), Stole Dimitrievski (Granada 2).
Mbrojtje: Vançe Shikov (Austria Ë.), Vlladimir Dimitrovski (Kerkira), Daniell Mojsov (Lierse), Aleksandar Todorovski (Zaglebie), Kire Ristevski (Tiranë), Stefan Ristovski (Latina), Ezxhan Alioski (Shaffhausen), Leonard Zhuta (Hacken).
Mesfushorë: Arijan Ademi (Dinamo Z.), Stefan Spirovski (Vardar), Ostoja Stepanoviç (Visla), Dushko Trajçevski (Rabotniçki), Aleksandar Trajkovski (Varegem), Besart Abdurahimi (Lokoren), Ferhan Hasani (Brondby), Muarem Muarem (Qarabagh), Agim Ibraimi (Maribor).
Sulmues: Mirko Ivanovski (Videoton), Krste Velkovski (Sarajevo) dhe Jovan Kostovski (Leuven). / Portalb /