Forumi Ekonomik, Gruevski: Liderët e Ballkanit të bëjnë kujdes me deklaratat (Video)

Në forumin ekonomik të Vjenës, Kryeministri Nikolla GruevsKi ka fajësuar Greqinë që Maqedonia nuk është në familjen e BE-së dhe të NATO-s, që sipas Gruevskit do të bënte që Maqedonia të kishte një rrjedhë tjetër.

Ndërkohë Gruevski përcolli dhe një mesazh liderëve të vendeve të Europës juglindore të bëjnë kujdes me deklaratat.

“Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi”, tha Gruevski.

Në forumin ekonomik të Vjenës marrin pjesë 7 vende, Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia.

Lajme të ngjashme

Back to top button