Falcao nuk shkon në Real Madrid

Zëvendës-presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka insistuar se Radamel Falcao nuk ka një klauzolë largimi në kontratën e tij, përkundër lajmeve që e lidhin reprezentuesin Kolumbian me Real Madridin.

“E njoh Florentinon dhe kam shumë respekt për të. Ai drejton njërin nga klubet më të mira në botë, por mendoj se disa nga komentet e tij nuk ishin të drejta”, u shpreh Vasilyev për Marcan.

“Falcao nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me Moncaon dhe kam thënë njëqind herë se ai nuk ka një klauzolë largimi”.

“U munduam shumë për nënshkrimin e tij dhe nuk do të ishte e kuptimtë të lejonim largimin e tij gjatë Janarit apo verës së ardhshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button