Qeveria shpalli konkurs për punësimin e 300 personave me invaliditet

Qeveria sot shpalli konkurs për punësim në kohë të pacaktuar për 300 persona me invaliditet.

Zgjedhja e personave të cilët do të punësohen do të bëhet me anë elektronike në bazë të kushteve të plotësuara të cilat kërkohen në konkurs.

Personat fillimisht do të punësohen në “Pyjet e Maqedonisë”, e më pas do të risistemohen në institucionet shtetërore.

“Në konkurs mund të paraqiten personat me shikim të dëmtuar, me shikim të dobët dhe të verbër, me dëgjim të dëmtuar, të shurdhër dhe gjysmë të shurdhër, persona me pengesa në zë, të folur dhe gjuhë, persona me invaliditet fizik – të rëndë dhe më të rëndë, persona me peengesa në zhvillimin mental – të lehtë dhe mesatar dhe persona me pengesa të kombinuara dhe invalidë të punës”, informoi në konferencën e sotme për shtyp minsitri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Nga 300 vendet e punës, 160 janë paraparë për punëtorë ndihmës me arsim të ulët, përkatësisht kualifikim të ulët, 100 për referentë-përmbarues me arsim të mesëm dhe sipëror dhe 40 bashkëpunëtorë dhe këshilltarë me arsim të lartë.

Zgjedhja, siç theksoi, do të jetë publike, njejtë si ajo që u mbajt për punësimin e 1.600 personave nga grupet e ndjeshme sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button