Radiodifuzioni ka në shënjestër portalet

Këshilli për radiodifuzion ka vlerësuar se është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi punës së portaleve të internetit dhe mediave të shtypura gjatë fushatave zgjedhore, si dhe të shqyrtohet roli i tyre e sidomos financimi. Kryetari Zoran Trajçevski ka thënë se duhet kryer kontroll ndaj portaleve sepse sipas tij, askush nuk ka kompetencë ligjore që të kontrollojë përmbajtjen e cila publikohet, kurse nga ana tjetër, këto media kanë në dispozicion miliona, nën rrethana të dyshimta. Ai shton se rezistencë nga kontrollit bëhet shkaku se kërcënohen të dalin në pah parregullsitë, apo  më qartë sipas tij, financimi ilegal qe bëhet në një numër të caktuar të portaleve në Maqedoni, transmeton REL.

“Unë mendoj se rezistenca bëhet shkaku që do të shfaqen parregullsitë e mëdha që kanë e sidomos financimi ilegal i cili është prezent në një numër të caktuar të portaleve të njohura në Maqedoni. Këto që po i them, vlerat që arrijnë milionat mund të verifikohen edhe në internet, dhe shumë prej tyre vinë nga një grupacion, gjegjësisht grupacioni “Soros””, tha Trajçevski ne konferencën e mbajtur me temën “Praktikat e mira dhe  sfidat në financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore”, të organizuar nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe OSBE.

Trajçevski shton se Komisioni ka bërë një analizë për dallimin e mjeteve financiare të portaleve dhe të mediave elektronike.

“Kemi bërë një analizë jo zyrtare duke hulumtuar se me çfarë mjete financiare funksionojnë portalet , jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore por  në përgjithësi, dhe rezultati qe na doli ishte marramendës. Bëhet fjalë për shuma që arrijnë deri në miliona euro dhe dollarë, ku në  krahasim me lirimet qe ju japin televizionet partive politike, janë qesharake me mjetet që kanë në dispozicion portalet”, tha Trajçevski. 

Një nga vërejtjet e OSBE-së ishte se mediat gjerësisht e mbulojnë fushatën, por disa radiodifuzione duke përfshirë edhe radiodifuzionin publik, nuk kanë siguruar mbulim të balancuar të fushatës.

Trajçevski konsideron se reklamimi politik ne RTVM nuk ka asnjë efekt shkaku se përdoret  koha e gabuar për prezantimin e kandidatëve të partive politike. Këshilli për Radiodifuzion në korniza të grupit punues për këtë drejtim  ka propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor, gjegjësisht të vendoset prezantim pa pagesë në dy rrethet, si dhe të emitohet në kohën e shikueshmërisë më të madhe.

Në lidhje me reklamat politike, Trajçevski thotë se Këshilli për Radiodifuzion nuk ka qasje te kriteret e televizioneve për lirimet që u ofrojnë partive politike.

 “Vlerësojmë se nuk duhet të ketë lirime. Ato sillen prej 0 deri në 90 për qind, unë do them se janë deri në 100 për qind. Qe do të thotë se lirimi nuk është i njëjtë për të gjitha partitë politike. Disave fushata ju kushton shumë pak, kurse disa u nënshtrohen kritereve më të rrepta të çmimeve të reklamave. Kjo vrimë duhet të mbyllet”, tha Mirjana Dimovska nga Komisioni për Antikorrupsion.

Profesori i Universitetit të Oksfordit Jacob Rowbottom thotë se në Mbretërinë e Bashkuar nuk është e lejuar pagesa e reklamave politike. 

“Këtu ekziston rreziku që reklamimi të ofrohet si e drejtë preferenciale e partive politike, me ç’rast një numër i caktuar i televizioneve japin lirime. Një rrugëdalje nga kjo situatë është që lirimet të trajtohen si donacione politike dhe me këtë ta caktohet limiti se sa lejohet të donohet. Nga ana tjetër, prapë zgjidhje mund të jetë edhe rregullimi i kushteve se ¬për cilën hapësirë do të shitet reklamimi. Me këtë mendoj mënyrë për ndalimin e rrezikut nga të drejtat preferenciale të partive politike”, tha ai.

Ndërkaq nga Organizata Joqeveritare “Qendra për mediume”, Lubica Karamandi  tha se raportet nga zgjedhjet lokale të 2013 janë të publikuara në faqen e internetit të Komisionit për parandalimin e korrupsionit, sipas të cilit 75 për qind e shërbimeve ndaj televizioneve kanë ngelur të papaguara.

Sipas Kodit Zgjedhor ne ende nuk e dimë se kjo pagesë a do të jetë si donacion apo jo, theksoi Karamandi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button