Tetovë, aksion për mbylljen e lojrave të fatit

Në rajonin e Tetovës po zhvillohet këto ditë një operacion i gjërë për mbylljen e lojrave të fatit, që punojnë në mënyrë ilegale. 

Në një aksion të zhvilluar nga policia e Tetovës dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike janë mbyllur tre objekte, në të cilat po funksiononte organizimi i lojrave të fatit.

Në dy objekte në pjesën qendrore të qytetit u gjetën aparatura të lojrave të fatit si dhe lojra të organizuara sportive. 

Në këtë operacion u ndaluan tre persona që rezultuan se ishin të angazhuar në këtë aktivitet. 

Policia theksoi se do të vijoj aksioni i zbulimit të personave që organizojnë në mënyrë ilegale lojra fati dhe baste. 

Lajme të ngjashme

Back to top button