Ka përfunduar restaurimi i “Sahat Kullës” në Gostivar

Ndërhyrjet  q i ka bërë Qendra  për konservim  në  monumentin më të njohura kulturorë  dhe historike të qytetit në Gostivar,  janë me karakter konservues dhe përfshinë sigurimin e mureve , dritaret dhe  restaurimin  e shkallëve prej druri që çojnë në krye të kullës.
Ministrja e  Kulturës, Kançevska, thotë se në këtë mënyrë kontribuohet në ngritjen e nivelit të kulturës , si edhe tërheqjen e turistëve të huaj në qytet.

” Kulla e Sahatit”,  fitoi një pamje autentike  të jashtme dhe të  brendshme. Ky objekt  historik mund të përdoret si një promocion i rëndësishëm turistik. Jam e habitur nga ajo që është punuar, tani u ngjitëm shkallëve dhe ata janë të konservuara në mënyrë autentike. Mendojë se shumë turist do të vijnë këtu dhe kanë çfarë të shohin”, tha ministrja e kulturës Kançevska.

 “Kulla e Sahatit”, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Gostivarit, e cila gjendet si simbol në flamurin dhe në stemën e qytetit, është ndërtuar në vitin 1728, nga Ismail Aga.
Ministrja e kulturës, Kançevska, njoftoi se në periudhën e ardhshme, do të riparohen edhe orët e kullës.

Lajme të ngjashme

Back to top button