Eurodeputetja Doris Pak në Maqedoni

Eurodeputetja Doris Pak sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Ajo, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski do ta vizitojë shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në komunën Aerodrom, ku nga ky vit implementohet programi ndërkombëtar IB.

Në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, deputetja nga Parlamenti Evropian në mesditë do të marrë pjesë në debatin kushtuar rolit të institucioneve evropiane në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer”.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pasdite Pak do të ketë takim me koordinatoren e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva dhe me deputetët Hristina Runçeva, Ilija Dimovski, Aleksandar Spasenovski dhe Vlladimir Gjorçev.

Eurodeputetja, nesër do të marrë pjesë edhe në konferencën “Evropa midis vlerave dhe sfidave” që do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme në organizim të Unionit pan evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button