Operatorët e telefonisë celulare mund t’i ulin çmimet për shfrytëzuesit

Nga sot pritet që të ulen çmimet me shumicë të shërbimeve folëse të telefonisë celulare për 1.2 denar, ndërsa nga java e ardhshme  mund të pritet edhe ulja e çmimeve të sms-mesazheve nga 2 në 0.5 denar.

Ulja e çmimeve të shitjes me shumicë për operatorët “VIP”  dhe “One”, është 2.8 denarë, nga 4 denarëve  që është aktualisht,  tani do të arrijë në 1.2 denarë. Te operatori “T-Mobile” çmimet e  intekonekcionit janë ulur nga 3,2 në 1,2 dennarë. Çmimet janë të vlefshme për të gjithë operatorët. Të tre operatorët i kanë pranuar këto çmime  në ofertën e tyre  referente dhe presim në të ardhmen që të ulin cmimet e  paketave të disponueshme – për “Plusinfo”, shpjegoi Vladimir Risteski, këshilltarë për  analizë  të tregut në Agjencinë për Komunikime Elektronike .

Lajme të ngjashme

Back to top button