Maradona sulmon sërish: Blatter është diktator

Nuk kanë të ndalur sulmet ndaj kreut të FIFA-s, Sepp Blatter. Është sërish legjenda argjentinase Diego Armando Maradona i cili e ka sulmuar zviceranin Blaterr duke e quajtur diktator.

Maradona e konsideron një absurditet kandidaturën e 79-vjeçarit për president të FIFA-s. Ai madje e ka kthyer në luftë personale inatin që ka me Blatter.

“Nën drejtimin e Sepp Blatter, FIFA është kthyer në një turp për të gjithë ata që e duan futbollin. Në një kohë kur është e vështirë të gjesh dikë që e mbështet hapur, shumica mendojnë se ai do të fitojë sërish”.

“Kandidimi për mandat të pestë në vitin 2015 është absurditet. Pyetja ime për Blatter është: Çfare ke bërë në këto 4 mandate? Unë them se kemi një diktator të përjetshëm, të cilit i mungon frymëzimi dhe pasioni që duhet të ketë futbolli”, tha Blatter.

Blatter rikandidon për një mandat të pestë e të paprecedent në një garë ku përballë ka Princin Ali të Jordanisë.

Edhe pse është kritikuar shumë për qeverisjen e tij, Blatter është sërish favorit ndërkohë që Maradona tmerrohet nga ideja se FIFA mund të drejtohet nga po i njejti person edhe për 4 vite të ardhshme./Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button