Britania, vendi që jep më shumë para për të varfrit

Britania është vendi që jep më shumë para për fondacionet ndërkombëtare që ndihmojnë vendet e varfra. Sipas të dhënave, Britania ka dhënë 2.8 miliardë paund, më shumë se SHBA-të, Japonia dhe Gjermania.

Fondi për të varfrit, i cili drejtohet nga Banka Botërore, u rrit me rreth 32 miliardë paund në mbledhjen e fundit të qeverive botërore, mbajtur në Moskë.

Britania ka dhënë 10 % të këtij fondi. Gjithashtu, Britania është gati që të japë edhe një hua me interes të shkurtër, e cila kap shifrën e 500 milionë paundëve për Shoqatën Ndërkombëtare të Zhvillimit, e cila mbledh fonde nga 46 vende të zhvilluara, për të ndihmuar 82 vendet më të varfra të globit.

Këto donacione janë pjesë e një plani të kontestuar i kryeministrit David Cameron. Statistikat thonë se 0.7 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Brtinasë shkon për vendet e varfra. 

Lajme të ngjashme

Back to top button