Hovit propozon shlyerjen e mbiemrit “Maqedonase” në rezolutën e PE-së

Raportuesi i Parlamentit evropian për Maqedoninë Riçard Hovit, ka ngritur më shumë amendamente të propozim-Rezolutës për shtetin që vetë i propozoi, ku mes tjerash parasheh edhe fshirjen e mbiemrit të vetëm “maqedonas” që njëherësh e përdor në këtë propozim. 

Afati i fundit për ngritjen e këtij amendamenti në Parlamentin evropian ishte shfrytëzuar për ngritjen e gjithsej 170 amendamenteve (vjet kishte 200), ku më së shumti rreth 45 amendamente kishin ngritur deputetet grekë. Vetë Hovit, është kampion me 25 amendamente, ku si duket propozon ndryshime esenciale të propozim-Rezolutës, ndërsa më shumë prek ndryshimi i amendamentit të paragrafit 14. 

Mes tjerash në paragrafin 14, Hovit ”shpreh brengën që shumë pak të rinjtë shqiptarë etnik e mësojnë maqedonishten, që sjell në krijimin e ndasive dhe konfliktit potencial në linja etnike sidomos në moshat shkollore”. Gjatë prezantimit të propozim- Rezolutës Hovit ka sqaruar se mbiemrin “maqedonas” e shfrytëzon vetëm një herë me qëllim të mos krijojë tensione tek disa që nuk u pëlqen.

Lajme të ngjashme

Back to top button