Edhe Vidal mund të përfundojë te Arsenali
Mesfushori kilian, Arturo Vidal, mund të jetë përforcimi i radhës për Arsenalin.
Pasi siguruan shërbimet e Jackson Martinez, londinezët janë në rrugë të mirë që ta marrin edhe yllin e Juventusit.
Metro shkruan se Vidal mund t’i bashkohet Arsenalit me të përfunduar Kupa e Amerikës.
Alexis Sanchez është një nga arsyet që Vidal do të pranojë ofertën e skuadrës angleze.